Sulmuesi portugez, Diogo Jota ka shënuar dy gola për t’ia siguruar tri pikë Liverpoolit.
Liverpooli të enjten mbrëma fitoi 2:0 ndaj Leicester Cityt. Ndeshja i takoi xhiros së 24-t të Premier Leagues.
Sulmuesi i krahut, Jota, shënoi për 1:0 në minutën e 34-t. Ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi me golin e shënuar në minutën e 87-të.
Liverpooli është i dyti me 51 pikë, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Udhëheq Manchester City me 60 pikë.
Leicesteri renditet i 12-ti me 26 pikë nga 21 ndeshje.