Jose Gaya pati një lëndim këtë edicion, por ai pritet të kthehet në kohë për finalen e Kupës së Mbretit kundër Real Betisit.
Finalja zhvillohet më 23 prill.
Bashkëlojtarët e Gayas te Valencia arritën që të shkojnë në finale të Kupës, pasi triumfuan ndaj Athletic Bilbaos 1:0 në ndeshjen kthyese. Kapiteni Gaya u desh të largohej në atë ballafaqim, pas vetëm 33 minutash lojë.
Ai luajti kundër Cadizit vikendin e kaluar disa minuta, por ende nuk është në formën më të mirë fizike.
Rikthimi i tij i plotë synohet të jetë finalja e Kupës së Mbretit.