Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Joaquin do të pensionohet në fund të sezonit

Legjenda e Spanjës dhe Real Betisit, Joaquin ka njoftuar se do të pensionohet në fund të sezonit. 41-vjeçari aktualisht është pjesë e Betisit në periudhën e dytë te ky klub. Ai ndihmoi skuadrën ta fitonte Kupën e Mbretit në vitin 2005, ndërsa më pas luajti për Valencian, Malagan dhe Fiorentinan.

Te Betisi u kthye në vitin 2015.

“Doja të thosha se koha ime ka ardhur. Kësaj radhe po ju them se ky është sezoni im i fundit si lojtar i Real Betisit. Por kjo nuk është lamtumirë, është një ‘shihemi sërish’ sepse unë do të vazhdojë të jem përkrah jush, sepse Real Betisi ka qenë jeta ime. Do të jetoj në të ndryshe, por me të njëjtën ndjenjë dhe me të njëjtën kënaqësi si në gjithë këto vjet”, ka shkruar Joaquin në rrjetet sociale të mërkurën mbrëma.

Vitin e kaluar, Joaquin ishte kapiten i Betisit kur skuadra e fitoi Kupën e Mbretit, pas fitores ndaj Valencias në finale, pas penalltive.

Në total, ai ka luajtur 521 ndeshje për Betisin në dy periudha të ndryshme, duke shënuar 68 gola. Kur kanë mbetur edhe nëntë xhiro deri në fund të këtij edicioni, ai mund ta kalojë Andoni Zubizarretan për më së shumti paraqitje në La Liga.

Zubizarreta ka 622 paraqitje.