Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Joaquini kërkon trofe në moshën 40-vjeçare

joquain, futboll, sport,

Kapiteni i Real Betisit, Joaquin, është duke synuar ta sigurojë trofeun e tretë në Kupën e Mbretit.

Finalja ndërmjet Real Betisit dhe Valencias luhet sonte në orën 22:00, ndërsa Joaquin e ka fituar këtë trofe me të dyja skuadrat nga një herë.

Nuk do të ishte vetëm trofeu i tretë për të, por edhe kupa e tretë për Real Betisin, pasi triumfoi në vitin 1977, më pas me Joaquinin në vitin 2005. I njëjti futbollist triumfoi në Kupë tre vjet më vonë me Valencian.

Artikuj të ngjashëm