Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Jorginho mund të përfundojë te “zonja e vjetër”

Jorginho do të jetë “plani b” i Juventusit, nëse “bardhezinjtë” nuk arrijnë që ta transferojnë Manuel Locatellin.

Locatelli është kthyer në njërin prej futbollistëve më të pëlqyer nga zyrtarët e gjigantit italian. Megjithatë, nëse nuk arrihet transferimi i mesfushorit që luan te Sassuolo, atëherë Jorginho do të jetë opsioni i radhës.

“Calciomercato” njofton se kampioni në fuqi i Serie A ka bërë plane tashmë. Mund ta kthejë lehtë vëmendjen te mesfushori i Chelseat, që kërkohet tash e një kohë të gjatë nga “zonja e vjetër”.