Mesfushori i Chelseat, Jorginho mund të rikthehet në kampionatin italian.
Mediat angleze kanë bërë të ditur të shtunën se mesfushori mund të rikthehet te ish-skuadra e tij Napoli.
Trajneri Thomas Tuchel mund ta largojë mesfushorin gjatë verës. Vet lojtari thuhet se në rast të largimit preferon të rikthehet te Napoli.
29-vjeçari këtë edicion në 20 ndeshje në Premier League ka shënuar gjashtë gola.
Ai u transferua te Chelsea nga Napoli për 57 milionë euro në vitin 2018.
Artikuj të ngjashëm