Mesfushori i Chelseas, Jorginho është në shënjestër të Juventusit, ka njoftuar të enjten “tuttosport”.
Futbollisti i përfaqësueses së Italisë është një nga lojtarët që Juventusi synon t’i transferoj gjatë afatit kalimtar të verës.
Jorginhos i kanë mbetur kontratë edhe dy vjet me Chelsean.
Ai këtë edicion në 25 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar gjashtë gola dhe ka kontribuar me një asistim, ndërsa braziliani për Italinë ka shënuar pesë gola në 27 paraqitje.