Menaxheri Joao Santos ka thënë se prioritet i klientit të tij, Jorginhos, është vazhdimi i kontratës me Chelsean, që i skadon në fund të sezonit aktual. Interesim për Jorginhon kanë shprehur Juventusi dhe Barcelona.
Por, menaxheri i futbollistit të Italisë ka mohuar të jetë takuar me drejtorin sportiv të Barcelonës, Mateu Alemany.
“Nuk është e vërtetë që kam takuar Mateu Alemanyn. Prioriteti ynë është rinovimi i kontratës së tij me Chelsean. I vetmi klub me të cilin kam folur në javët e fundit për të ardhmen e Jorginhos është vetëm Chelsea”, ka thënë Santos për “Relevo” të Spanjës.