Menaxheri i mesfushorit Jorginho, Joao Santos, ka zbuluar se italiani mund t’i bashkohet Juventusit gjatë verës.
Trajneri aktual i Juventusit, Maurizio Sarri, thuhet se ka kërkuar ta ketë në ekip mesfushorin me të cilin ka punuar edhe te Chelsea, transmeton KTV.
“Pse jo, jam i sigurt se do të vijnë oferta të mëdha për Jorginhon”, deklaroi Santos.
28-vjeçari ishte transferuar te Chelsea nga Napoli në vitin 2018, pas insistimit të trajnerit Sarri.