Përfaqësuesja e Jordanisë të martën në mesditë e ka mbajtur stërvitjen e fundit në stadiumin “Fadil Vokrri” para ndeshjes miqësore me Kosovën.
Për Jordaninë, kjo ishte stërvitja e katërt në Prishtinë dhe atmosfera në ekip dukej e mirë. Megjithatë, te Jordania kanë zgjedhur heshtjen para duelit me “Dardanët” duke mos preferuar të flasin dhe mos të mos mbajnë fare konferencë për shtyp.
Dueli në Prishtinë është ndeshja e 13-të e Jordanisë këtë vit, që është 23 vende me lart se Kosova në ranglistën e FIFA-s.
Miqësorja mes Kosovës dhe Jordanisë, do të zhvillohet të mërkurën prej orës 18:00.