Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Joni i gatshëm të bëhet lider i Besës dhe i Kosovës

Plot 14 gola ndaj Moldavisë. 14 të tjerë ndaj Bullgarisë. Në shumë ndeshje realizatori më i mirë.

Ashtu siç pritej, Jon Muqolli ishte prej hendbollistëve kryesorë të Kosovës në kampionatin evropian U-20, divizioni B, që muajin e kaluar u mbajt në Podgoricë të Malit të Zi. Kosova u rendit e shtata në mesin e 11 përfaqësueseve, plasman që u vlerësua lart nga Federata e Hendbollit e Kosovës. Dhe Muqolli, 19-vjeçari nga Peja, ishte prej golashënuesve më të mirë të këtij evropiani.

Ai ka kohë që luan për ekipet përfaqësuese të Kosovës, ndërsa prej një viti është pjesë edhe e përfaqësueses A. Është anëtar i Besa FamGas, me të cilën skuadër po e dominojnë hendbollin kosovar për kohë të gjatë. Shumë kohë më parë Jon Muqolli është vlerësuar me të ardhme të ndritur dhe ngritja e tij po vazhdon ende. Vazhdon të vlerësohet me potencial për të bërë karrierë të madhe, për të kaluar nivelet e hendbollit kosovar, shkruan Koha Ditore.

Joni lojën e hendbollit po e mëson nga axha i tij, Arben Muqolli, që vlerësohet legjendë e këtij sporti në vend. Ka mësuar shumë edhe prej lojtarëve me përvojë të huaj, që Besa i kishte në përbërje në vitet e fundit. Dhe tani vlerëson se është koha që me të rinjtë e tjerë të Besës të marrë barrën për të drejtuar skuadrën drejt trofeve të rinj dhe drejt sukseseve të reja në Kupa Evropiane. Pasi me përfaqësuesen U-20 pati evropian të suksesshëm në Mal të Zi, Muqolli i është bashkuar Besës në përgatitje për edicionin e ri... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)