Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Joao Mario drejt Rusisë

Foto: Reuters

Lokomotiva e Moskës ka arritur marrëveshje me Interin për huazimin e mesfushorit Joao Mario në formë huazimi me obligim për blerje për 18 milionë euro.

Ai pritet të kryejë shpejt testet mjekësore dhe të nënshkruajë kontratën me klubin rus.

Interi e kishte transferuar Joao Marion menjëherë pasi Portugalia fitoi Euro 2016. Ai u transferua nga Sportingu për 45 milionë euro.

Deri tash, në tre sezone ka pasur 69 paraqitje e ka shënuar katër gola.

Artikuj të ngjashëm