Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Jesus do të rinovojë kontratën me Napolin

Qendërmbrojtësi Juan Jesus pritet të rinovojë edhe për një vit kontratën me Napolin. Mediumet italiane kanë raportuar të mërkurën, se Jesus është në negociata me krerët e Napolit për ta vazhduar kontratën deri në vitin 2024.

Kontrata e tij aktuale skadon në vitin e ardhshëm, por te Napoli duan ta mbajnë brazilianin, i cili këtë sezon ka pasur paraqitje të mira. 30-vjeçari ka 24 ndeshje këtë edicion për Napolin, ekip të cilit iu bashkua vitin e shkuar nga Roma.

Ai karrierë në Itali ka bërë edhe te skuadra e Interit.

Artikuj të ngjashëm