Mediat serbe i kanë bërë jehonë fitores së Tiranës në Tbilisi përballë kampionëve gjeorgjiane. Javën tjetër Crvena Zvezda, ekipi legjendar i Beogradit udhëton drejt Tiranës për një derbi ballkanik të vlefshëm për raundin e dytë të Champions League.
Nga Blic tek Mondo dhe Danas, pothuajse të gjitha mediat serbe kanë shkruar për fitoren e Tiranës dhe përballjen e ardhshme me të gjitha gjasat në ”Air Albania Stadium”. Por më interesant është artikulli i Kurir. Sipas saj, në Tiranë do të jetë një ndeshje ferri dhe paralajmërohet se do të ketë tensione.
Kurir shkruan se mjafton të kujtohet ndeshja ‘famëkeqe’ e 14 tetorit 2014 në Beograd kur ndeshja u ndërpre nga droni i Ismail Morinës në minutën e 42′ mbi qiellin e stadiumit të Partizanit të Beogradit, dhe më pas gjithçka degjeneroi në dhunë. CAS i dha fitoren në tavolinë Shqipërisë 0-3, kurse në ndeshjen e kthimit në Elbasan, aty ku nuk pati tensione Serbia fitoi 0-2. Gjithsesi Shqipëria arriti të kualifikohet për në EURO 2016 kurse Serbia jo.
Sa i përket Tirana- Crvena Zvezda, ndeshja sipas UEFA-s do të luhet në Air Albania Stadium, më 25 gusht në orën 20:00 dhe është vetëm një ndeshje. Avantazh i Tiranës që luan në Shqipëri por pa tifozë/BW.
-
Tirana shumë e motivuar përballë Zvezdës së Beogradit
-
Pas fitores së madhe, Shqipëria nis përgatitjet për miqësoren në Tiranë
-
Lojtari serb thotë se futbollistët e Shqipërisë e kanë ditur se do të paraqitet flamuri me dron
-
Çka thotë Federata serbe, pse e përmend ndeshjen e vitit 2014 në Beograd?
-
Çeferini tërheq vërejtjen për ndeshjen në Beograd