Ish-trajneri i Watfordit, Javier Gracia, është emëruar si trajner i ri i Valencias me kontratë dyvjeçare. Pas takimit me drejtorët e Valencias, Gracia i tregoi planet e veta, të cilat janë rikthimi i ekipit në Ligën e Kampionëve, pasi “Lakuriqët” e mbyllën këtë edicion në vendin e nëntë në La Liga.
50-vjeçari Gracia ka qenë i papunë që prej shtatorit të vitit të kaluar kur u lirua nga klubi i Premier Leagues, Watford, e në po të njëjtin vit e kishte dërguar ekipin në finalen e Kupës FA. Në vitin 2009, Gracia e futi në elitën e futbollit spanjoll skuadrën e Cadizit, e të njëjtën gjë e bëri me Almerian në vitin 2013.