Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Garcia, krenar që do ta drejtojë Napolin

Rudi Garcia - Al Nassr

Rudi Garcia ka insistuar se ndihet krenar që do të rikthehet në futbollin italian si trajner i Napolit.

Ai ka insistuar se është shumë i motivuar dhe ambicioz për ta drejtuar Napolin në edicionin e ri. Francezi është zyrtarizuar të enjten në krye të Napolit dhe me ekipin italian ka firmosur kontratë njëvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

“Është nder për mua t’i bashkohem një ekipi si Napoli dhe të jem në krye të projektit të klubit. Jam i lumtur që po ashtu do të kthehem në Itali dhe mund të them se jam maksimalisht i motivuar dhe ambicioz”, ka thënë Garcia të premten.

Garcia në muajin prill u largua nga Al-Nassr, ndërsa në Itali po rikthehet pas shtatë vjetësh.

59-vjeçari ka qenë trajner i Romës, ndërsa ka drejtuar edhe ekipet si Lyon, Marseill, Lille, Le Mans, Dijon e St. Eteienne.

Artikuj të ngjashëm