Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Java e 17-të e Superligës në futboll nis të shtunën me dy ndeshje

Superliga e Kosovës në futboll nis me dy ndeshje. Prishtina e pret Drenicën, ndërsa Dukagjini skuadrën e Trepçës ’89. Ndërkohë, tri ndeshjet tjera luhen të dielën.

Liderja Drita e pret Malishevën, kurse kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani në Suharekë do të përballet me Ferizajn. Llapi do të përballet me Gjilanin. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Të gjitha ndeshjet luhen nga ora 13:00.

Janë ndeshjet e parafundit para se të nis Botërori në Katar javën e ardhshme. Gjatë Botërorit do të luhen edhe disa ndeshje të mbetura të Superligës në futboll.

Artikuj të ngjashëm