Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Java e 13-të nis me ndeshje të skuadrave me synime të kundërta

Java e 13-të e Superligës së Kosovës në futboll nis të martën me dy ndeshje me synime të kundërta.

Për kreun e tabelës do të përballen Flamurtari - Drita, kurse për t’u larguar nga zona e rënies nga elita ajo ndërmjet Lirisë dhe Ferizajt, shkruan “Koha Ditore”. Të dyja ndeshjet hapëse të xhiros së 13-të, do të luhen nga ora 13:00.

Ndërkohë të mërkurën do të zhvillohen katër takime.

Vetëm ndeshja Prishtina - Trepça ‘89 do të luhet në ora 17:45, kurse Feronikeli - Drenica, Llapi - Ballkani dhe Gjilani - KEK-u do të luhen nga ora 13:30.

Lider është Feronikeli me 26 pikë.