Mbrojtësi Dardan Jashari shënoi penalltinë e fundit për t’ia siguruar Lirisë së Prizrenit kthimin pas katër vjetësh në Superligën e Kosovës në futboll.
Jashari është paraqitur i emocionuar pas ndeshjes së barazhit për Superligë. Liria fitoi me penallti ndaj Ferizajt.
“Liria e ka merituar edhe më herët inkuadrimin në Superligë. Kam fatin që jam pjesë e këtij ekipi që siguroi Superligën. Ishte emocion i veçantë. Nuk di si ta përshkruaj. Po na presin shumë qytetar të Prizrenit për festë dhe ua uroj të atyre këtë të arritur”, ka thënë Jashari pas ndeshjes për “Art Motion”.