Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Jashari ftohet për herë të parë te Zvicra U21

Mesfushori i Luzernit, Ardon Jashari ka marrë ftesë nga përzgjedhësi i Përfaqësueses U21 të Zvicrës, Mauro Lustrinelli. Lustrinelli të premten ka publikuar listën prej 23 futbollistëve, në të cilën për herë të parë e ka përfshirë Jasharin.

Zvicra U21, javën e ardhshme i luan dy ndeshje në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, e pret Uellsin (25 mars) dhe luan në udhëtim me Holandën (29 mars).

Krahas Jasharit, për herë të parë te Zvicra U21 janë ftuar edhe Leëin Bluim (Young Boys) e Julian Von Moos (St. Gallen).

“I kemi tre lojtarë të rinj në listë. Kjo është dëshmi se dera te ekipi U21 është e hapur për të gjithë. Do t’i luajmë dy ndeshje të rëndësishme dhe shpresoj në rezultate pozitive”, ka thënë përzgjedhësi Lustrinelli.

Krahas Jasharit, te Zvicra U21 është rikthyer edhe Kastriot Imeri, i cili vitin e shkuar debutoi me Përfaqësuesen A të Zvicrës. Në listë është edhe portieri i Luganos, Amir Shaipi.

Jashari këtë vit është promovuar në ekipin e parë te Luzernit dhe në tetë paraqitje kampionale ka një asistim. Zvicra i prinë grupit E kualifikues me 16 pikë.