Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Jashanica shpreson të luajë në fazën e grupeve

Mbrojtësi i Ballkanit, Bajram Jashanica, po shpreson që të luajë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Ai ka insistuar se Ballkani është maksimalisht i përgatitur për ndeshjen e kthimit që luhet të enjten në Prishtinë në kuadër të fazës së plejofit.

“E kemi përgatitur ndeshjen shumë mirë. Besoj se jemi të gatshëm dhe shpresoj që të arrijmë në grupe”, ka thënë Jashanica që pret përkrahjen e madhe të tifozëve.

“Është kënaqësi që do të kemi mbështetje. Ballkani nuk e përfaqëson vetëm Suharekën, por gjithë Kosovën. Duhet të ulim dozën e emocioneve për ndeshjen e kthimit".