Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Jashanica i kënaqur me paraqitjen, i mërzitur me rezultatin

Mbrojtësi i qendrës, Bajram Jashanica “ka pranuar” paraqitjen e Ballkanit ndaj Slavias, por jo edhe rezultatin.

Ballkani humbi 1:0 dhe do të ndalet në grupe.

“Mendoj që kemi bërë paraqitje jashtëzakonisht të mirë. Jemi ballafaquar mirë deri te pësimi i golit. Duhej të reagonim më mirë te goli. E kemi përgatitur maksimalisht ndeshjen, por ky është futbolli. Jemi të mërzitur nga rezultati, por kemi dhënë më të mirën”, ka thënë Jashanica.