Mbrojtësi Bajram Jashanica ka thënë se humbja nga Sivasspori ishte e dhembshme. Ballkani pësoi 2:1.
“Duhet të ishim më të vëmendshëm. Kjo humbje na dhembë dhe do të punojmë që të përmirësohemi dhe mos t’i bëjmë këto gabime. Normalisht që ndikon edhe lodhja kur luan çdo tri-katër ditë. Sidomos kur luan në Evropë ku ritmi është më i lartë”, ka thënë Jashanica. “Jemi munduar të japim maksimumin. Por fati jonë i keq që pranuam dy gola që ndoshta nuk është dashur t’i pranojmë”, ka theksuar mbrojtësi.