Japonia ka bërë edhe një hap pozitiv drejt titullit të dytë në Botërorin e futbollisteve.
Japonezet të shtunën fituan ndaj Norvegjisë 3:1, dhe u kualifikuan në çerekfinale.
Kampionia e vitit 2011 bëri nisje të mirë të ndeshjes kur kaloi në epërsi në minutën e 15-të me autogolin e Ingrid Engenit.
Guro Reiten barazoi shifrat në minutën e 20-të.
Por ishin mbrojtësja Risa Shimizu dhe mesfushorja Hinata Miyazawa, që shënuan në minutën e 50-të dhe të 81-të, për rezultatin final të takimit, 3:1.
Edhe
Norvegjia kualifikohet në çerekfinale të Evropianit
Ky ballafaqim u zhvillua në “Sky Stadium” të Wellingtonit në Zelandën e Re.
Japonia në çerekfinale do të luajë kundër kampiones në fuqi të Botërorit, SHBA-së, apo Suedisë.