Adnan Januzajt i janë dashur tetë minuta lojë që të realizojë gol kundër Alavesit. Ai me Real Sociedadin barazoi në ndeshjen që u zhvillua të dielën, me rezultat 1-1.
Januzaj u inkuadrua në lojë në vend të Barrenetxea në minutën e 6-të, derisa në të 14-n shënoi për 1-0.
Vendasit barazuan shifrat nëpërmjet Joselus i cili nga pika e bardhë shënoi në minutën e 58-të.
Sociedadi renditet i 6-i në tabelën e La Ligas me 30 pikë të tubuara, derisa Alavesi është në të 18-n, me 16 sosh.