Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Januzaj refuzoi Al Nassrin, pranë West Hamit

Adnan Januzaj pritet t’i bashkohet West Ham Unitedit gjatë verës së këtij viti, raporton gazetari Dean Jones.

27-vjeçari është lojtar i lirë, pasi nuk ka vazhduar kontratën me Real Sociedadin. Gazetari holandez Voetbal Krant ka refuzuar skuadrën nga Arabia Saudite, Al Nassr pasi nuk e ka ndërmend të largohet nga Evropa përpara Kupës së Botës.

“90min” raporton se skuadra e Londrës lindore është duke biseduar me Januzajn. Gjasat janë të mëdha që Januzaj të kalojë te West Hami, ku trajner është David Moyes.

Me Moyesin, Januzaj ka punuar te Manchester Unitedi dhe Sunderlandi.