Adnan Januzaj ka vendosur të kthehet në futbollin anglez pas pesë sezoneve në Spanjë.
Mediumet britanike kanë raportuar të premten se Januzaj tashmë ka arritur marrëveshje me West Ham Unitedin.
Mësohet se Januzaj gjatë këtyre ditëve do t’u nënshtrohet kontrollimeve mjekësore në Londër, përpara se të prezantohet te West Hami.
Ai tek ekipi anglez do të transferohet si lojtar i lirë, pasi në fund të sezonit të shkuar i skadoi kontrata me Real Sociedadin.
Januzaj me West Hamin do të firmosë kontratë trevjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.
Januzaj karrierë ka bërë edhe te Manchester Unitedi, Borussia Dortmundi e Sunderlandi.