Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

West Hami i bën ofertë Januzajt

West Ham Unitedi është i vendosur për ta bindur Adnan Januzajn që të transferohet në Angli. Sajti “talkSport” ka shkruar të martën se drejtuesit e West Hamit tashmë i kanë bërë ofertë zyrtare Januzajt.

West Hami i ka ofruar Januzajt kontratë katërvjeçare, me një pagë javore prej rreth 100 mijë eurosh, duke pasur parasysh se 27-vjeçarin mund ta transferojë falas. Në fakt, është trajneri David Moyes që po insiston në transferimin e Januzajt gjatë kësaj vere.

Moyes po e sheh Januzajn si zëvendësim ideal për Andriy Yarmolenkon, që do të largohet si lojtar i lirë. Januzaj në fund të këtij muaji do të jetë lojtar i lirë pasi i skadon kontrata me Real Sociedadin, ekip për të cilin shënoi pesë gola dhe asistoi tri herë në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm