Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Januzaj pritet të largohet nga Sevilla pas vetëm katër muaj qëndrim

Adnan Januzaj pritet të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit nga Sevilla, pas vetëm katër muaj qëndrim.

Ai te Sevilla u transferua si lojtar i lirë, pasi nuk vazhdoi kontratën me Real Sociedadin. Januzaj nuk është i kënaqur me minutazhën që ka pasur te Sevilla. Për shkak se nuk luajti shumë, Januzaj nuk u ftua nga Belgjika për të marrë pjesë në Kupën e Botës.

Belgjika dështoi në Botërorin në Katar duke mos kaluar as fazën grupore.

Januzaj me Sevillan ka kontratë deri në qershor të vitit 2026. Në të gjitha garat e sezonit aktual ka luajtur gjashtë ndeshje. Në total 125 minuta.