Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Januzaj në radarin e gjigantit Italian

Raportohet se Milani është vënë pas yllit të Real Sociedadit, Adnan Januzaj, për të cilin kishte shprehur interesim edhe dy vite më parë.

Mundo Deportivo raporton se 24 vjeçari synon që të largohet nga Sociedadi gjatë këtij afati kalimtar, dhe Rossonerët duan të shfrytëzojnë këtë mundësi, transmeton Koha.net.

Përfaqësuesi i Belgjikës ishte bashkuar me Sociedadin më 2017 për një çmim rreth 10 milionë euro, derisa këtë sezon ka bërë 20 paraqitje duke shënuar një gol.

Artikuj të ngjashëm