Futbollisti Adnan Januzaj mund t’i bashkohet Cadizit në afatin kalimtar të janarit. Januzaj 28-vjeçar nuk bën pjesë në planet e Sevillas për edicionin aktual. Ai pritet të largohet drejt Cadizit, ku mund të ketë më shumë hapësirë për të luajtur.
“Januzaj është duke u stërvitur me Sevillan, por nuk do të ketë hapësirë për të luajtur, pasi nuk i përshtatet sistemit të trajnerit. Ai do të jetë një ndihmë e madhe e Cadizit, por do të jetë një munedësi edhe për lojtarin për të luajtur më shumë”, shkruan “elgoldigital” të mërkurën.
Januzaj ka luajtur vetëm një ndeshje për Sevillan. Cadizi zë vendin e 16-të me nëntë pikë nga dhjetë ndeshje.