Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Januzaj i gatshëm për fillimin e sezonit

Sulmuesi anësor i Real Sociedadit, Adnan Januzaj do të jetë i gatshëm për sezonin e ri në La Liga që nis këtë fundjavë, ka raportuar e përditshmja spanjolle “Marca” të martën.

Januzaj është rikuperuar nga lëndimi dhe të martën ka filluar stërvitjet individuale përpara se t’i bashkohet atyre grupore gjatë ditëve në vijim.

Ai pritet të jetë plotësisht i gatshëm për ndeshjen e parë që Sociedadi e luan të dielën (13 shtator) në udhëtim kundër skuadrës së Real Valladolidit. 25-vjeçari ka munguar për një periudhë të fazës përgatitore shkaku i lëndimit kurse edicionin e shkuar ka realizuar tetë gola dhe ka bërë katër asistime në 29 ndeshje në të gjitha garat. Januzaj ka kontratë me Sociedadin deri në vitin 2022.