Pas një mungese prej gati tri javësh, Adnan Januzaj, është kthyer në stërtvitje te skuadra e Real Sociedadit. Mediumet spanjolle kanë njoftuar se Januzaj ka stërvitur të hënën dhe gjasat janë të mëdha që ai të jetë në dispozicion të trajnerit Imanol Alguacil për ndeshjen kundër Sevillas më 9 janar.
Januzaj i ka munguar Sociedadit në katër ndeshjet e fundit kampionale për shkak të lëndimit të muskulit, të cilin e pësoi në duelin kundër Barcelonës më 16 dhjetor. Këtë edicion, Januzaj ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim në 14 paraqitje për Sociedadin në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm