Adnan Januzaj është rikthyer nga lëndimi. Sulmuesi i krahut të premten ka stërvitur me pjesën tjetër të ekipit dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Alavesit.
Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se Januzaj do të jetë titullar te Sociedadi për duelin e vikendit.
27-vjeçari i ka munguar Sociedadit në katër takimet e fundit shkaku i lëndimit të pësuar.
Përveç Januzajt i gatshëm për këtë takim do të jetë edhe Diego Rico.
Januzaj këtë edicion me Sociedadin i ka luajtur në 23 ndeshje në La Liga dhe ka shënuar dy gola.
Artikuj të ngjashëm