Adnan Januzaj është përfshirë në listën e 24 lojtarëve të ftuar nga Sevilla për ndeshjen kundër Manchester Cityt.
Ekipi spanjoll përballet të martën kundër ekipit anglez, në kuadër të ndeshjes së parë të Grupit G të Ligës së Kampionëve.
Januzaj u transferua ditë më parë te Sevilla si lojtar i lirë, ndërsa nuk u përfshi në ekip kundër Barcelonës në fundjavë.
27-vjeçari me Sevillan ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2026.