Sport

Januzaj e Sociedad avancojnë në Ligën e Evropës

Real Sociedadi ka fituar 3:0 për të zënë vend në fazën nokaut të Ligës së Evropës. Sociedadi të enjten mbrëma fitoi ndeshje vendimtare ndaj PSV Eindhovenit.

Adnan Januzaj startoi te Sociedadi dhe luajti deri në minutën e 70-të. Mikel Oyarzabal shënoi dy gola, ndërsa një e shtoi Alexander Soerloth.

Sociedadi me fitore është ngritur në pozitën e dytë me 9 pikë. Grupin B të Ligës së Evropës e ka fituar Monaco me 12 pikë. PSV Eindhoveni ka rënë në vendin e tretë dhe bartet në Ligën e Konferencës. I ka mbledhur 8 pikë. Ndërsa Sturm Grazi mbeti i fundit në grup me vetëm dy pikë.

Në ndeshjen tjetër të grupit B, Sturm Grazi e Monaco luajtën 1:1.