Real Sociedadi ka shënuar fitore të rëndësishme për të mbetur pjesë e katërshes së madhe të Spanjës. Sociedadi të hënën mbrëma mposhti në udhëtim Espanyolin me shifrat, 3:1.
Me këtë fitore, Sociedadi forcohet në vendin e tretë me 42 pikë, kurse Espanyoli në vendi ne 18-të me 21 pikë. Takefusa Kubo shënoi golin e parë në minutën e 23-të. Dy golat tjerë, Sociedadi i realizoi në pjesën e dytë.
Alexander Sorloth realizoi golin e dytë në minutën e 51-të, kurse në minutën e 63-të Leandro Cabrera shënoi autogol. Sergi Darder realizoi për Espanyolin në minutën e 74-t për 3:1, derisa në minutën e 87-të, Brian Olivan ngushtoi epërsinë në 3:2.
Artikuj të ngjashëm