Një tjetër lojtar i akademisë e ka vazhduar kontratën me Chelsean.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut të djathtë, Reece James.
Chelsea ka njoftuar të hënën se James ka nënshkruar kontratë të re gjashtëvjeçare.
Me marrëveshjen e re, anglezi do ta bartë fanellën e klubit ku është rritur deri në vitin 2028.
“Unë u rrita duke e mbështetur këtë klub dhe kam qenë këtu që kur isha gjashtë vjeçar. Firmosa një marrëveshje të re sepse ky është klubi ku dua të jem. Unë do të doja t’i falënderoja në veçanti tifozët. Unë jam këtu dhe ne kemi një të ardhme të ndritur përpara” tha James.
Edhe
Jamesi vazhdon kontratën me Chelsean edhe për gjashtë vjet
22-vjeçari ka luajtur deri me tani në 128 ndeshje me Chelsean. Ka shënuar dhjetë gola dhe ka bërë edhe 20 asistime.
Me 2 shtator edhe sulmuesin shqiptar, Armando Broja, e vazhdoi kontratën me Chelsean deri në vitin 2028.