Ylli LeBron James është përjashtuar nga ndeshja për herë të parë në karrierën e tij si basketbollist.
James u përjashtua direkt pas reagimit që bëri ndaj gjyqtarit në ndeshjen të cilën e fitoi ekipi i tij, Cleveland Cavaliers ndaj Miami Heat me rezultat 108-97.
Ylli i “Kalorësve” u përjashtua kur kishin mbetur edhe 2 minuta në çerekun e tretë. Ai reagoi ashpër ndaj gjyqtarit Kane Fitzgerald shkaku i një faulli që James pretendonte se ia kishte bërë Hassan Whiteside.
James takimin e përfundoi me 21 pikë, 12 kërcime, gjashtë asistime dhe pesë vjedhje të topave.
Artikuj të ngjashëm
-
James përjashtohet në fitoren e Lakersit, gjakosi në fytyrë Stewartin e Pistonsit
-
James i pavendosur për të ardhmen pas eliminimit të Lakers
-
James nuk starton në “All-Star” për herë të parë që nga viti 2004
-
Rekordit 18-vjeçar të Jamesit i vjen fundi
-
LeBron James vendos rekord të ri, nis stinorin e 23-të në NBA