Nëse kampioni i NBA-së, Golden State Warriors, mund të gjejë hapësirë për pagë, mund të transferojë superyllin LeBron James.
Sipas burimeve të “ESPN”, Golden State është duke shikuar opsionet për “rrëmbimin” e Jamesit.
Raportohet se edhe James është i gatshëm që të kalojë te kampioni aktual. Ai pritet që pas sezonit të jetë lojtar i lirë, por nuk përjashtohet as vazhdimi i qëndrimit te Clevelandi.
Cavaliers janë në pozitën e tretë të Konferencës Lindore dhe kanë humbur gjashtë nga dhjetë ndeshjet e fundit.
Artikuj të ngjashëm