LeBron James është në prag të skadimit të kontratës së tij me Cleveland Cavaliers, dhe do të mbetet më pas basketbollist i lirë, raportojnë mediet e huaja.
33-vjeçari James do të fitonte 35.6 milionë dollarë në sezonin e ri 2018/19 nëse do të vazhdonte me “Kalorësit”. Sipas ESPN, James përsëri do të fitonte hiç më pak se 207 milionë dollarë për pesë vitet e ardhshme me Cavaliers, ndërsa klubet tjera mund të ofrojnë në maksimum 152 milionë për katër vjet.
Të dielën në mëngjes ai do të kërkojë skuadër të re, ndërsa ekipet ku ai mund të përfundojë janë Los Angeles Lakers, Houston Rockets dhe Philadelphia 76ers, skuadra këto më të pëlqyerat si destinacion i ardhshëm për Mbretin James.
Artikuj të ngjashëm