Sport

Jagielka vazhdon me Evertonin

Kapiteni i Evertonit, Phil Jagielka ka nënshkruar sot vazhdimin e kontratës edhe për një vit, ka konfirmuar klubi anglez.

34 vjeçari ka nënshkruar kontratë deri në qershor 2019, pas një dekade në Goodison Park, transmeton Koha.net.

“Ka qenë një kohë fantastike këtu, por, shpresoj se do të krijojmë disa kujtime speciale në dy vitet e ardhshme dhe mund ta shikoj kohën time te Evertoni me buzëqeshje në fytyrë”, është shprehur Jagielka.