Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Italia shikon ceremoninë e Botërorit

Futbollistët e Italisë e kanë shikuar ceremoninë hapëse të Kampionatit Botëror “Katari 2022”, ka zbuluar kapiteni Leonardo Bonucci.

Bonucci ka thënë se ceremoninë në Doha, e kanë përcjell para miqësores kundër Austrisë, të cilën e humbën të dielën me rezultatin 2:0. Italia nuk ka arritur të kualifikohet për Botërorin e Katarit pas dështimit në ndeshjet e plejofit. Ky është Botërori i dytë rresht, të cilin futbollistët e Italisë, do ta shikojnë nga shtëpia.

“Përfundimisht, është një zhgënjim i madh për që nuk do të jemi në Katar. Ne e kemi shikuar ceremoninë hapëse para miqësores me Austrinë dhe kjo na lëndoi shumë. Gjërat tashmë nuk mund të ndryshojnë dhe ne duhet që këtë zhgënjim ta shndërrojmë në sukses për Botërorin e ardhshëm”, është shprehur Bonucci.