Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Italia i jep lamtumirën e fundit legjendës së futbollit dhe heroit shtetëror

Legjenda të futbollit italian dhe adhurues të futbollit janë mbledhur të shtunën në Vicenza për t’i bërë homazhe njërit prej lojtarëve më të mirë të shtetit, Paolo Rossit.

Heshtja u thye jashtë katedrales së qytetit kur tifozët e futbollit duartrokitën në momentin kur e panë arkivolin e Rossit. Rossi ishte heroi i Italisë kur shënoi në kampanjën triumfuese të Botërorit 1982. Ai realizoi edhe hat-trick kundër Brazilit, në njërën prej ndeshjeve më interesante në gjithë historinë e garës.

Arkivoli është mbajtur nga disa ish-bashkëlojtarë të Rossit gjatë Botërorit 1982, si Bruno Conti, Giancarlo Antognoni, Fulvio Collovati dhe Alessandro “Spillo” Altobelli.

Rossi do të njihet si një sulmues i shpejtë, i shkathët dhe inteligjent. I fitoi dy tituj të Serisë A, Kupën Evropiane dhe Kupën e Italisë me Juventusin, por do të kujtohet për Botërorin e ’82-ës në Spanjë kur shënoi gjashtë gola.

I lindur në Prato të Toskanës, Rossi luajti në gjithë karrierën e tij në Itali. U dënua për tri vjet në vitin 1980 si pjesë e skandalit “Totonero” që kishte të bënte me kurdisjen e ndeshjeve, megjithatë, ai gjithmonë e mohoi një gjë të tillë.

Edhe Trashëgimia e Rossit për futbollin Sport Trashëgimia e Rossit për futbollin

Dënimi më vonë iu ul në dy vjet, dhe kjo i lejoi atij të shkruante historinë në Kupën e Botës.

Ish-mbrojtësi i Milanit dhe kapiteni Paolo Maldini ka qenë vetëm 14-vjeçar kur Italia e fitoi Kupën e Botës 1982, por tri vjet më vonë, iu bashkua Milanit nga Rossi.

Rossi e fitoi “Këpucën e Artë” si golashënuesi më i mirë dhe “Topin e Artë” si lojtari më i mirë i garës, kampanjë kjo që vlerësohet si paraqitja më e mirë individuale në një Botëror.

Rossi e fitoi edhe “Topin e Artë” në vitin 1982 si lojtari më i mirë i Evropës dhe me totalin e nëntë golave, mbetet golashënuesi më i mirë i Italisë në një Botëror, bashkë me Roberto Baggion dhe Christian Vierin.

Edhe Vdiq legjenda e futbollit italian, Paolo Rossi Sport Vdiq legjenda e futbollit italian, Paolo Rossi

Ishte i përfshirë dhe në Botërorin e 1986-s, por nuk luajti.

Karrierën e mbylli një vit më vonë te Verona, në moshën 30-vjeçare.