Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Italia fiton Evropianin B në Prishtinë

Hendbollistet e Italisë e kanë fituar Kampionatin Evropian U19, Divizioni B, që të dielën përfundoi në Prishtinë. Në finale Italia U19 fitoi ndaj Austrisë me rezultat 29:21. Italianet kanë dominuar plotësisht dhe kanë shënuar fitore të thellë.

Charity Iyamu ishte më efikasja me gjashtë gola, ndërsa katër i shënoi Asia Mangone.

Maddalena Cabrini u shqua me dhjetë pritje. Pjesë e Italisë U19 është edhe shqiptarja Angela Prela. Te Austria, shtatë gola i realizoi Lisa Purkarthofer.

Në ndeshjen për vend të tretë, Polonia fitoi 24:20 ndaj Sllovakisë. Në Evropianin B në Prishtinë garuan nëntë përfaqësuese.