Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Italia e Ukraina në kërkim të vendit në Evropian

Gjenevë, 15 nëntor (AP) – Kampiones në fuqi të Evropës, Italisë, i duhet një paraqitje bindëse në raundet e fundit të kualifikimeve për të siguruar pjesëmarrjen në turneun evropian që vitin e ardhshëm mbahet në Gjermani. Ndërsa Shqipëria dhe Sllovenia mund të sigurojnë fitoret befasuese në grupet e tyre.

Rumania është një tjetër përfaqësuese që kontrollon fatin e saj për në “Euro 2024”.

Sllovenia kryeson Grupin H përpara Danimarkës, por ende mund të kalohet nga një ekip edhe më i vogël - Kazakistani.

Dymbëdhjetë përfaqësuese do të sigurojnë kualifikimin javën e ardhshme në Evropianin e organizuar nga Gjermania. Tetë përfaqësuese u kualifikuan muajin e kaluar: Franca, Anglia, Spanja, Belgjika, Portugalia, Austria, Skocia dhe Turqia.

Holanda, Hungaria dhe Serbia janë në pozitat më të mira për të konfirmuar kualifikimin e tyre. Tri ekipe të tjera do të avancojnë nga plejofi në mars.

Edhe UEFA shkruan për synimin e madh të Kosovës, “tregon” çka e trimëron Fodan Futboll 4 muaj më parë UEFA shkruan për synimin e madh të Kosovës, “tregon” çka e trimëron Fodan

Ndër ato që rrezikojnë të mos kualifikohen drejtpërdrejt janë Kroacia, finaliste dhe gjysmëfinaliste në dy Kupat e Botës së fundit, dhe Italia, e cila nuk arriti të kualifikohej në dy botërorët e kaluar.

Italia do të përballet të hënën me një ndeshje me rrezikshmëri të lartë kundër Ukrainës, me gjasë për vendin e dytë, pas Anglisë, në Grupin C. Ukraina e pret Italinë në Gjermani, në stadiumin e Bayer Leverkusenit.

Italia është tri pikë pas Ukrainës, por me një ndeshje më pak, dhe pret Maqedoninë e Veriut të premten. Është një ndeshje që mund të ringjallë kujtime të këqija për italianët. Dështimi i dytë radhazi i Italisë për të arritur në Kupën e Botës erdhi në një humbje në shtëpi nga Maqedonia e Veriut në gjysmëfinale të plejofit, në mars të vitit 2022.

Shqipëria ka kaluar formë fantastike në shtëpi – tri fitore dhe asnjë gol të pësuar – për të kryesuar aktualisht një grup që përfshin Republikën Çeke dhe Poloninë. E drejtuar nga braziliani Sylvinho, Shqipërisë i duhet vetëm një barazim të premten në Moldavi për t'u avancuar. Shqipëria përfundon këtë cikël eliminator të hënën në shtëpi me Ishujt Faeroe.

Polonia, që shkarkoi trajnerin Fernando Santos pas vetëm disa muajsh, duhet të fitojë në shtëpi kundër çekëve të premten për të ruajtur shanset për të avancuar drejtpërdrejt, por skuadra e kapitenit Robert Lewandowski duket se shkon në plejof.

Sllovenia nuk është kualifikuar në Evropian që nga viti 2000, por kryeson grupin para Danimarkës në diferencën e golave përpara se dy përfaqësueset të takohen në Kopenhagë të premten.

Edhe me humbje Sllovenisë do t'i duhet vetëm një pikë për t'u avancuar, kur të presë Kazakistanin të hënën.

Edhe Italia synon kthimin në Kampionatin Botëror Futboll 8 muaj më parë Italia synon kthimin në Kampionatin Botëror

Uellsi ose Kroacia do të humbin kualifikimin nga Grupi D, ku Turqia tashmë ka siguruar një nga dy vendet e para. Uellsi pret Turqinë të martën e ardhshme. Uellsi mund të ketë nevojë për një fitore për të avancuar dhe për të dërguar Kroacinë në plejof. Uellsi në duelet direkte është më i mirë se Kroacia, të cilën e mposhti 2:1 muajin e kaluar.

Sllovakia do t'i bashkohet Portugalisë nga Grupi J duke barazuar në shtëpi ndaj Islandës, të enjten. Luksemburgu pritet të jetë në plejof për shkak të rezultateve në Ligën e Kombeve.