Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Italia do të përballet me Argjentinën në Londër më 1 qershor

Ndeshja ndërmjet Italisë dhe Argjentinës do të zhvillohet më 1 qershor në stadiumin “Wembley” në Londër, ka shkruar “Football-Italia” të martën.

Italia dhe Argjentina do të përballen në ndeshjen që konsiderohet si Superkupë, pasi bëhet fjalë për kampionen e Evropës dhe atë të Amerikës së Jugut.

Në verën e shkuar, Italia triumfoi në “Euro 2020”, pasi e mposhti në finale Anglinë pas ekzekutimit të penalltive.

Ndërsa, Argjentina triumfoi 1:0 ndaj Brazilit për ta fituar turneun Copa America për herë të parë pas 28 vjetësh.

Në fakt, shumë më herët ishte përcaktuar që kjo ndeshje të luhej në Londër, por nuk dihej data e saktë.

Edhe Italia dhe Argjentina ballafaqohen më 1 qershor Sport Italia dhe Argjentina ballafaqohen më 1 qershor

Kjo nuk është hera e parë që një ndeshje e tillë zhvillohet. Edhe në vitet 1985 dhe 1993 ishin takuar fituesi i Evropianit dhe ai i Copa Americas, në ndeshjen që ishte quajtur “Artemio Franchi Trophy”.

Dueli mes Italisë dhe Argjentinës, vjen pas vazhdimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet UEFA-s dhe CONMEBOL-it.