Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Italia dhe Argjentina ballafaqohen më 1 qershor

Kampionia e Evropës, Italia, dhe fituesja e Kupës së Amerikës, Argjentina, do të luajnë kundër njëra-tjetrës në Londër më 1 qerhsor, kanë thënë të mërkurën UEFA dhe CONMEBOL-i.

Nuk është caktuar vendi ku do të zhvillohet “Finalissima”.

Italia e fitoi Kampionatin Evropian në korrik në stadiumin “Wembley” në Londër.

Ndeshja interkontinentale u planifikua të zhvillohej në muajin shtator, ndërsa stadiumi “Diego Armando Maradona” në Napoli u mendua si nikoqir i ndeshjes.

Ylli argjentinas kaloi kohë të suksesshme te klubi i Napolit.

UEFA dhe CONMEBOL kanë krijuar afërsi të madhe, ndërsa kanë dalë kundër FIFA-s për ta organizuar Kupën e Botës çdo dy vjet.