Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Isufi ia lë fajin fushës në Gjilan

Trajneri i Ballkanit, Bekim Isufi, ka thënë se fusha në stadiumin e qytetit në Gjilan ka qenë e rënduar dhe për këtë arsye, lojtarët e tij nuk arritën diçka më shumë nga ky ballafaqim.

Ai ka shtuar po ashtu se nuk është mirëmbajtur dhe se bari ka qenë më i lartë se që do duhej të ishte.

“Kur je me një lojtar më shumë në fushë, pret më shumë. Fusha ishte e rënduar dhe nuk arritëm ta shënonim golin e dytë. Patëm raste. Në tërësi jemi munduar shumë. Nuk jemi të kënaqur, por duhet pranuar edhe ky rezultat. Nëse e shohim pjesën e parë ishim të njëjtit. Kishim posedimin e topit, e dinim qartë çfarë duam. I patëm 7-8 raste për shënim. Pikët që lëshohen gjatë rrugës do të rikuperohen. Po e them sërish që terreni nuk ishte i mirë, bari ishte i lartë. Por, duhet të pajtohemi me këto kushte”, deklaroi pas ndeshjes trajneri Isufi.

Fazën e dytë të Superligës apo xhiron e 10, Ballkani e luan në udhëtim te Dukagjini.