Istogu e ka shënuar fitoren e parë në Superligën e Kosovës në basketboll.
Në kuadër të xhiros së tretë, Istogu të dielën mbrëma e mposhti Bashkimin në Prizren me rezultat 83:77.
Istogu ishte vendas, por e organizoi ndeshjen në Prizren për shkak të gjendje së papranueshme të palestrës në Istog. Istogu i kishte humbur dy ndeshjet e para, ndërsa Bashkimi i kishte dy fitore. Arian Azemi udhëhoqi Istogun drejt fitores duke realizuar 15 pikë, 11 asistime e gjashtë kërcime.
Kahlon Whitley i kishte 27 pikë, ndërsa Matthew Lang ndeshjen e përfundoi me 20 pikë.
Te Bashkimi u dallua Erik Copes me 16 pikë e 12 kërcime. Jeremy Harris i kishte 15 pikë e gjashtë kërcime, ndërsa Grant Lozoya realizoi 21 pikë.
Artikuj të ngjashëm